rrepë
RREPË f. bot.
- Bimë barishtore kryqore me lloje të ndryshme zakonisht dyvjeçare, me gjethe si të panxharit, që bën nën tokë një kokërr të rrumbullakët me tul e me bisht të zgjatur, me cipë të bardhë, të errët ose të kuqe; zhardhoku i kësaj bime, që përdoret si ushqim. Rrepë e bardhë. Rrepë e kuqe rrikë. Rrepë e egër. Rrepë e zier. Rrepë sheqeri panxharsheqeri. Lëng rrepash. Sallatë me rrepa.