RRESHK m.

  • 1. Shtresë e hollë pak e përskuqur që zë në fund ena kur ziejmë qumësht a ndonjë gjellë tjetër; era që vjen nga gjella kur fillon të marrë të përskuqur ose nga mishi pak i skuqur. Zuri rreshk kusia. I vjen era rreshk.
  • 2. edhe fig. Dëshirë e madhe për të ngrënë a për të pirë ose për diçka tjetër; etje; uri. E ha (e pi) me rreshk. E thith me rreshk duhanin. E lexoi librin me rreshk. I hipi (i ra) rreshk për diçka. Ka rreshk të madh.
  • 3. Zakon, ves; huq. I mbeti rreshk duhani.

RRESHK kal.

  • 1. E vë në zjarr që të thahet e të skuqet pak nga pak; thek. Rreshk bukën. Rreshk mishin. E rreshku në zjarr.
  • 2. vet. veta III. Than pak nga pak diçka, e bën të rrudhet e të ashpërsohet nga thatësia; e rrudh dhe than dikë (pleqëria etj.) Ua ka rreshkur lëkurën dielli. E rreshku tokën thëllimi. E ka rreshkur pleqëria.