RRESHKEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Thahet e skuqet pak nga pak pranë zjarrit, theket. U rreshk buka.
  • 2. vet. veta III. Thahet pak nga pak diçka duke iu rrudhur e duke iu ashpëruar cipa. U rreshkën fiqtë. U rreshk gruri. U rreshkën gjethet. Rreshken në pemë.
  • 3. Më thahet e më rrudhet lëkura (zakonisht nga dielli); rrudhem e thahem nga pleqëria ose nga jeta e vështirë, fishkem. Rreshkem në diell. Iu rreshkën faqet (duart). Iu rreshk buza. Iu rreshk lëkura. U rreshkën pleqtë, po mbahen mirë.
  • 4. edhe fig. Më merr një etje e madhe për të pirë ujë ose diçka tjetër, më thahet goja; kam dëshirë të madhe për diçka, digjem për diçka. U rreshk për ujë. Iu rreshk goja për një kafe.
  • 5. Pës. e RRESHK.