RRETHANOR m. gjuh.

  • Gjymtyrë e dytë e fjalisë, që tregon rrethanat në të cilat kryhet veprimi; plotës rrethanor. Rrethanori i kohës (i vendit, i mënyrës...).

RRETHANOR mb.

  • 1. Që ndodhet aty rreth e rrotull dhe që mund të hyjë në punë për diçka. Burime rrethanore. Me materiale (lëndë, mjete) rrethanore.
  • 2. Që ka të bëjë me rrethanat e një ngjarjeje a të një veprimtarie. Kushtet rrethanore.
  • 3. gjuh. Që tregon rrethanat në të cilat kryhet veprimi, që luan rolin e rrethanorit. Plotësi rrethanor. Fjali rrethanore. Marrëdhënie rrethanore. Ndajfolje rrethanore.