rrethues
RRETHUES mb.
- 1. Që është rreth e rrotull dikujt a diçkaje. Muri (gardhi) rrethues. Ajri rrethues. Mjedisi rrethues.
- 2. Që ka rrethuar një qendër të banuar a një ushtri kundërshtare për ta detyruar të dorëzohet. Ushtria rrethuese.
- 3. si em. m. kryes. ~, ~IT. Ata që kanë rrethuar një qendër të banuar a një ushtri kundërshtare për ta detyruar të dorëzohet. Rrethuesit e kështjellës. Ushtria e rrethuesve.