RRICË f.

  • 1. Rreth i vogël, që bëhet në një fije të përdredhur ose të qepur diku. Rricat e pambukut (e leshit). Rricat e peshqirit. Rricat e shamisë. Bëhet peri rrica përdridhet peri në rrathë të vegjël. Bëjnë rricat e peshqirit me thupër.
  • 2. kryes. Flokë të dredhur në rrathë të vegjël, kaçurrela të imëta, dredha, kokoridhe. I ka flokët rrica. I bëjnë flokët rrica.
  • 3. Lastar i hollë e i përdredhur, që lëshojnë bimët kacavarëse për t'u kapur në një vend, dredhë, loze. Rricat e kungullit. Rricat e hardhisë.
  • 4. fig. Shtrëngesë e madhe, gjendje e vështirë, ngushticë. E bëri nga rrica.
  • 5. përd. ndajf. Në gjendje shumë të vështirë, pisk, ngushtë. E ka rricë. E pa rricë dhe iku. Ia bëri rricë ia mblodhi keq, e ngushtoi fort. Ra rricë.
  • Rricë më rricë buzë më buzë, plot e përplot. U bë rricë e pa veten shumë ngushtë, u mblodh e u bë lëmsh nga frika.