rripë
RRIPË f.
- 1. Shpat shumë i pjerrët në faqen e një mali ose të një kodre, i ndarë anash nga vija të gërryera thellë; tokë e varur, faqe e thepisur, rrëpirë. Mal me rripa. Nëpër skërka e nëpër rripa. Në çdo grykë e në çdo rripë. Ngjiteshin (kalonin) nëpër rripa. Zbriti në një rripë. I kanë arat në një rripë. Si kecërit nëpër rripa.
- 2. përd. mb. Shumë i pjerrët. E ka çatinë rripë. E ka thikën zdrukthi rripë.
- Ai i rripave euf. djalli, shejtani, ai i përroit. Përpara rripë e prapa thikë keq nga të dyja anët, vështirë andej e vështirë këtej. Mori rripën mori tatëpjetën. Mori rripat (skërkat) iku, u arratis, mori malet.