rripem
RRIPEM vetv.
- 1. Më bie lëkura; më hiqet a më leskërohet një pjesë e lëkurës, më bëhet lëkura leskra-leskra. I rripet hunda (kurrizi). Iu rrop lëkura në diell.
- 2. vet. veta III. I bie cipa vende-vende, leskërohet. U rrop muri (tavani). Ishte rrjepur tryeza sipër.
- 3. Më hahet një rrobë ngaqë e kam mbajtur shumë. I janë rrjepur bërrylat.
- 4. vet. veta III. Humbet bimësinë dhe shtresën e dheut të butë (për një vend), zhvishet e gërryhet. Është rrjepur toka (mali).
- 5. fig. Heq e vuaj shumë në një punë, robtohem në punë, më bie bretku duke bërë diçka. Rripej së punuari. Rripeshin në dhe të huaj.
- 6. bised. Vdes pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë. U rrop e u varros.
- 7. Pës. e RRJEP.