rritës
RRITËS m.
- Ai që merret me rritjen e kafshëve shtëpiake dhe që kujdeset për to që të japin prodhim e të shtohen; ai që mbjell bimë dhe u bën shërbimet që të zhvillohen mirë e të japin prodhim. Rritës i dalluar. Rritës i shpendëve (i pulave, i pëllumbave). Rritës i viçave (i lopëve, i derrave). Rritës i krimbit të mëndafshit. Rritës i bletëve. Rritës i misrit (i pambukut). Rritës i luleve. Rritës i ullirit.
RRITËS mb.
- 1. Që prodhon a rrit diçka; që shërben për rritjen e diçkaje. Vend rritës. Qendër rritëse.
- 2. bot. Që rritet e zhvillohet më tej, që vazhdon të rritet. Organ rritës. Zona (maja) rritëse (e bimës). Syth rritës.
- 3. fiz. Që vjen duke u ngritur; kund. zbritës. Rrymë rritëse.
- 4. mat. Që është më e madhe se kufiza paraardhëse (në vargun e numrave); kund. zbritës.