rritje
RRITJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve RRIT, RRITEM. Rritje e shpejtë (e ngadaltë). Rritje natyrore (artificiale). Rritja e fëmijëve. Rritja e shpendëve (e kafshëve). Rritja e bimëve. Rritja e normave (e prodhimit, e rendimentit). Rritja e ditës. Rritja e moshës. Rritja e aftësive. Rritja e kërkesave. Ritmet e rritjes.
- 2. Përpjesëtimi në të cilin i është shtuar sasia, madhësia, vëllimi a vlera diçkaje; përmasat e një zmadhimi, zgjerimi a shtimi; shtesë. Rritje e madhe (e ndjeshme). Ka një rritje të re (të dukshme).
- 3. fig. Një shkallë më e lartë që arrin diçka duke u bërë më e madhe, më e fuqishme, më e njohur etj.; zhvillim, përforcim; ngritje. Rritja mendore (kulturore, shpirtërore). Rritja ideologjike. Rritja e lëvizjes. Vështirësitë e rritjes. Është në rritje. Shkon drejt rritjes.
- Sëmundje e rritjes shih te SËMUNDJ/E,~A.