rritur
RRITUR m.
- Ai që ka arritur moshën e pjekurisë dhe ka përvojë nga jeta; i madh; kund. i mitur, i vogël. Rroba për të rritur. Arsimi për të rritur. Ekipi i të rriturve. Kampionati për të rritur.
RRITUR mb.
- 1. Që ka arritur moshën madhore, që e ka kaluar moshën e fëmijërisë a të miturisë, që është bërë i zoti i vetes. Djalë i rritur. Vajzë e rritur.
- 2. Që e ka trupin të lartë ose të madh, që është zhvilluar mirë (për bimët ose kafshët). Bimë (pemë) e rritur. Fidan i rritur. Qengj (viç) i rritur.
- 3. fig. Që është ngritur në një shkallë më të lartë, që është më i madh se më parë. Kërkesa të rritura. Detyra të rritura.
- I rritur me ajkë qumështi shih tek AJK/Ë,~A. I rritur (i ushqyer) me thelpinj arre shih te THELB,~I.