RRJEDHIM m.

  • 1. Pasoja që vjen nga një veprim a nga një ngjarje. Rrjedhim i drejtpërdrejtë. Rrjedhim logjik. Rrjedhime politike (ekonomike, financiare). Me rrjedhime të rënda (të këqija). Rrjedhimet e luftës. Ka si rrjedhim. Rrjedhimet që mund të vijnë. I mënjanuan rrjedhimet e dëmshme.
  • 2. mat. Pasojë e drejtpërdrejtë e një teoreme të vërtetuar më parë.
  • Si (për) rrjedhim fj. ndërm. domethënë, në këtë mënyrë, rrjedhimisht, prandaj, pra. Si rrjedhim i ... nga, për shkak se, si pasojë e ...