RROBË f.

  • 1. vet. nj. Pëlhurë për të qepur veshje të sipërme, stof. Rrobë e mirë. Rrobë e leshtë.
  • 2. vet. Petka, veshje që mban njeriu; veshje e sipërme, kostum. Rroba të reja (të vjetra). Rroba të lehta (të rënda, të trasha, të holla). Rroba të sipërme (të poshtme). Rroba verore (dimërore). Rroba të gatshme. Rroba civile (ushtarake, sportive). Rroba të mira (për të dalë) veshje që mbahet për të dalë ose për festë. Rroba kombëtare kostum kombëtar. Rroba leshi (pambuku, mëndafshi). Rroba pune (feste). Rrobat e nusërisë (e dhëndërisë). Rroba burrash (grash, fëmijësh). Rroba banje veshje e lehtë ose të mbathura që përdoren për t'u larë në det etj. Rrobat e trupit. Rrobat e zisë. Dollap rrobash. Furçë rrobash. Varëse rrobash. Vesh (zhvesh) rrobat. Pres (qep) rrobat. Ndërroj rrobat. I bëri një palë rroba.
  • 3. vet. nj. Veshje që mbahet sipër të tjerave; mbulesë që hidhet sipër. Rrobë nate. I hodhi një rrobë. E mbuloi me një rrobë.
  • 4. vet. Ndërresat e brendshme të njeriut; lëvere. Rroba të lara (të palara). Sapun rrobash. Sodë rrobash. Larëse rrobash. Laj (ndej, thaj) rrobat. Shtie rrobat në finjë.
  • 5. vet. bised. Shtresa e mbulesa. Rrobat e fjetjes. Shtroj (ngre) rrobat. Bie (futem) në rroba. Ngrihem nga rrobat.
  • 6. fig. Veshje; mbulesë e jashtme. Doli me një rrobë të re. I vesh një rrobë tjetër. Ndryshon rrobën.
  • I kam rrobat (e kam këmishën) në finjë shih te FINJ/Ë,~A. Ka veshur rrobat e zisë shih te ZI,~A 1. Shiti rrobat dhe lëkurën shih te SHES.