RRODHE f. bot.

  • 1. Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve, me kërcell të degëzuar e me lule të bardha, që bën kokrra vezake e me gjemba si grep. Rrodhe e egër. Shkulin (djegin) rrodhet.
  • 2. Kokrra me gjemba e kësaj bime, që u ngjitet bagëtive në trup ose njerëzve në rroba; kokërr me gjemba e çdo bime tjetër. Iu ngjitën rrodhet. Heq (qëroj) rrodhet. Të ngjitet si rrodhe të qepet e nuk të ndahet.
  • 3. fig. keq. Njeri që u ngjitet nga pas të tjerëve e i mërzit. Nuk m'u hoq qafe ai rrodhja. Erdhi edhe ky rrodhja.
  • Iu bë rrodhe (rriqër) iu ngjit nga pas sa e mërziti, iu qep e nuk iu nda.