rrogë
RROGË f.
- 1. Shpërblim në të holla që i paguhet rregullisht një punonjësi një ose dy herë në muaj për punën e bërë; shuma e caktuar e këtij shpërblimi. Rrogë mujore. Rrogë e madhe (e vogël). Rroga mesatare (më e ulët, më e lartë). Rroga bazë pagë e caktuar sipas kohës së punës dhe jo sipas sasisë së prodhimit a të normës. Rrogë personale shpërblim që caktohet mbi pagën e zakonshme të vendit të punës. Rrogë jetike. vjet. shpërblimi që i lidhej dikujt për gjithë jetën për shërbime të caktuara. Rrogë e majme. iron. Dita e rrogave. Leje me (pa) të drejtë rroge. Marr rrogën. I ecën rroga. bised. paguhet rregullisht. I jep (i paguan) rrogën. I ngritën (i ulën) rrogën. I prenë rrogën. I lidhën një rrogë. bised. Hyri në rrogë. bised. hyri në punë si nëpunës. Në bazë të rrogës.
- 2. vjet. Pagesa që merrte një shërbyes a një bari për një afat të gjatë. Hynte në rrogë te dikush pajtohej në punë te dikush.