RROGËTAR m.

  • 1. vjet. Ai që punonte i pajtuar me rrogë në një familje të pasur, shërbyes; bari me rrogë. Rrogëtar i beut (i agait, i tregtarit, i kishës). Rrogëtar lopësh.
  • 2. Nëpunës me rrogë të caktuar. Shtresë rrogëtarësh.
  • 3. bised. mospërf. Ushtar që paguhet me rrogë; mercenar. Ushtri rrogëtarësh.
  • 4. keq. Ai që i shërben dikujt si vegël për të nxjerrë fitime, shërbëtor. Rrogëtarët e fashizmit. Rrogëtar i pushtuesve.

RROGËTAR mb.

  • Që paguhet me rrogë; që shërben me një pagë të caktuar; mercenar. Ushtri rrogëtare. Trupa rrogëtarë.