rrogoz
RROGOZ m.
- 1. Thurimë e gjatë dhe e gjerë, e punuar me kashtë plishi e me xunkth, që shtrohet përdhe për të ndenjur, hasër. Rrogoz plishi (xunkthi). Kashtë rrogozi. Bëj (thur) rrogoza. Shtroj rrogozin. Ulem (shtrihem) mbi rrogoz. E mbuloi me rrogoz. Një rrogoz vend pak vend.
- 2. mospërf. Njeri pa vlerë; njeri i pacipë.
- Punon (vepron) nën rrogoz vepron fshehurazi, pa u kuptuar e me dredhi, vepron prapa krahëve. Njeri i rrogozit njeri i thjeshtë, i shtresës së varfër të popullit; njeri që shtrohet gju me gju me popullin. U bë rrogoz
- a) u rrëzua rrafsh me tokën (për grurin etj.);
- b) i ranë kokrrat me shumicë përdhe (për një pemë). I është bërë faqja rrogoz përçm. nuk i skuqet faqja, është i pacipë, s'di ç'është turpi. I është bërë lëkura rrogoz
- a) i është trashur shumë lëkura;
- b) është mësuar me qortime e me kritika dhe nuk i bëjnë më përshtypje. I digjet rrogozi (hasra) nën vete ka shumë punë, ka halle shumë. I hyri ujët (uji) nën rrogoz (nën hasra) nën vete në një gjendje të keqe, ra ngushtë nga diçka e papritur. Ta shkon (ta çon, ta lëshon, ta fut, ta kalon) ujët (ujin) nën rrogoz (nën hasër, nën vete) ta bën diçka me dredhi e fshehurazi, ta hedh; është dinak i madh.