RROKULLISEM vetv.

  • 1. Bie teposhtë duke u sjellë rreth vetes, lëviz duke u rrotulluar; rrëkëllehem; përmbysem. U rrokullisën gurët. U rrokullis makina. U rrokullis tenxherja. I rrokulliseshin lotët. U rrokullis për dhe. U rrokullis në greminë. U rrokullis nga kodra (nga mali).
  • 2. fig. Shkoj me shpejtësi drejt rënies a shkatërrimit, marr të tatëpjetën; bie, shkas. Imperializmi po rrokulliset. Po rrokullisën në oportunizëm. Rrokulliset teposhtë.
  • 3. vet. veta III fig. Rrjedhin pa ndërprerje, kalojnë pa u ndalur njëra pas tjetrës, ndjekin njëra-tjetrën (për ditët, muajt, vitet etj., për ngjarjet etj.). Rrokullisen ditët (vitet). U rrokullisën shekujt. Rrokullisen ngjarjet me shpejtësi.
  • U rrokullis tenxherja e gjeti kapakun shih te TENXHER/E,~JA.