RROPULLI f. vet.

  • 1. Të brendshmet e kafshëve a të njeriut, përbrendësat. Rropullitë e berrit. Rropullitë e barkut. Ia hoqi rropullitë.
  • 2. krahin. Frerët e mishit, frenjat.
  • 3. fig. Sende e rraqe pa vlerë, rrangulla; mbeturina. Mbledh gjithfarë rropullish. Hedh tej rropullitë.
  • Me fëmijë e me rropulli me të gjithë e me të gjitha ç'ka në shtëpi, me njerëz, me laçka e me plaçka.