rrotullohem
RROTULLOHEM vetv.
- 1. Sillem rreth vetes ose rreth një pike tjetër, vij rrotull, sillem qark. Rrotullohen rrotat. Toka rrotullohet rreth vetes dhe rreth Diellit. Rrotullohet në vend. Rrotullohet me shpejtësi.
- 2. Kthehem nga një anë duke ecur në një vijë të lakuar; kthehem sa në një anë në tjetrën. Majtas (djathtas) rrotullohu! Rrotullohem në shtrat.
- 3. fig. Kujdesem për diçka, duke i bërë shërbimet e nevojshme; i vij rrotull diçkaje për ta bërë. I rrotullohej bagëtisë (kopshtit, lëmit).
- 4. Pës. e RROTULLOJ.