RROTULLUES m. tek.

  • Vegël ose mekanizëm që shërben për të rrotulluar diçka. Rrotullues i purtekave. Dhëmbëzat e rrotulluesit.

RROTULLUES mb. tek.

  • 1. Që punon duke u rrotulluar rreth boshtit të vet; që lëviz duke u sjellë rrotull boshtit. Skenë rrotulluese. Derë rrotulluese. Karrige (tryezë) rrotulluese. Sharrë (sitë, shoshë) rrotulluese. Përzierës rrotullues.
  • 2. Që vë në lëvizje diçka duke e rrotulluar. Forca rrotulluese.
  • 3. Që bëhet në trajtën e një rrethi (për lëvizjen); që ka të bëjë me rrotullimin. Lëvizje rrotulluese.
  • Shat rrotullues shih te SHAT,~I.