RROZGË f.

  • 1. Degë e thatë a drizë që përdoret për zjarr, për të rrethuar një vend etj. Rrozga dëllinje. Ferra e rrozga. Një krah me rrozga. Gardh me rrozga. Mblodhi ca rrozga. Ndez zjarrin me rrozga.
  • 2. Vend me shkurre, me ferra e me drurë të thatë; shkorret; shkurret e ferrat në një vend të tillë. Hyri në një rrozgë. Mbeti (u gris) nëpër rrozga.
  • 3. vet. Drurë të kalbur, kërcunj, rrënjë e gjithfarë mbeturinash që sjell lumi. Kishte sjellë lumi rrozga.
  • 4. Mbeturinë; lëmishte. Rrozgat e fshesës. Rrozgat e ullinjve.
  • 5. fig. mospërf. Njeri i plakur e i rënë, që nuk ka asnjë vlerë; bagëti e plakur, që nuk vlen më. Është bërë rrozgë. U martua me një rrozgë.
  • 6. përd. mb. mospërf. Që është plakur e ka rënë; që nuk ka më asnjë vlerë.
  • Iku rrozga me bjezga shih te BJEZG/Ë,~A.