RRUDHUR mb.

  • 1. Që është me shumë rrudha, që është mbledhur në rrudha; që ka rrudha në fytyrë e në lëkurë. Lëkurë e rrudhur. Fytyrë e rrudhur. Ballë i rrudhur. Sy të rrudhur. Duar të rrudhura. Plak i rrudhur. Me vetulla të rrudhura.
  • 2. Që i është prishur hekuri e që ka zhubra (për rrobat); që e ka sipërfaqen me rrudha; i zhubrosur. Xhaketë e rrudhur. Këmishë e rrudhur. Letër e rrudhur. Sipërfaqe e rrudhur.
  • 3. fig. Që e kanë lënë mendtë, i matufosur, i rrjedhur. I rrudhur nga mendja.