rrufkë
RRUFKË f.
- 1. Vezë e zier pakëz, vezë surbull. Piu një rrufkë.
- 2. vet. gjell. Petulla të bëra me miell, me qumësht e me vezë dhe të skuqura me shumë vaj, që përvëlohen në sherbet. Bëjnë rrufka. Përvëlojnë rrufkat në sherbet.
- 3. fig. Grua e shëndoshë, e bëshme.
- 4. Përd. mb. sipas kuptimit 1 të emrit. Vezë rrufkë.
RRUFSH mb.
- I dredhur (për flokët), kaçurrel.
RRUFSHAK mb.
- Flokëdredhur, flokëkaçurrel.