rrugaç
RRUGAÇ m. keq.
- 1. Ai që sillet rrugëve, ai që nuk ka një vend të përhershëm jetese, endacak. Jetë rrugaçësh.
- 2. Fëmijë a djalosh që nuk sillet mirë në shoqëri, që i mungon edukata e shëndoshë; ai që fyen të tjerët pa asnjë shkak, që zihet kot me të tjerët dhe bën veprime të pahijshme e dëme. Fjalë (punë) rrugaçësh. Sillet si rrugaç. Riedukimi i rrugaçëve.
RRUGAÇ mb. keq.
- 1. Që sillet rrugëve, që nuk ka një vendbanim të përhershëm jetese; endacak. Djalë rrugaç. Vajzë (grua) rrugaçe vajzë (grua) e pamoralshme. Qen rrugaç.
- 2. Që sillet e vepron si rrugaç (zakonisht për fëmijët e të rinjtë). Fëmijë rrugaçë.