RRUMBULLAK mb.

  • 1. shih RRUMBULLAKËT (i,e). Top rrumbullak. Dardhë rrumbullake. Shesh rrumbullak. Ndërtesë rrumbullake. Numër rrumbullak.
  • 2. Që është i mbushur e i plotë; që e ka trupin të mbushur e të ngjeshur; buç. Me fytyrë (me faqe) rrumbullake. Fëmijë rrumbullak. Vajzë rrumbullake.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Erdhën rrumbullakët. U martua me një rrumbullake.
  • Fjalë rrumbullake fjalë që nuk zënë vend.

RRUMBULLAK ndajf.

  • 1. Në trajtë të rrumbullakët, si lëmsh. E bëri rrumbullak. E përkuli rrumbullak.
  • 2. Në një vijë të mbyllur si rreth; rrotull. Sillem rrumbullak.
  • 3. Plot, as më shumë, as më pak. Mbushi rrumbullak njëzet vjet. Ishim rrumbullak dyzet vetë. I dhashë një mijë lekë rrumbullak. E bëri hesapin rrumbullak.
  • 4. fig. Copë, çiltas, pa u druajtur, troç. Flet rrumbullak. Ia thashë (ia tregova) rrumbullak.