RRUMBULLAKOJ kal.

  • 1. E bëj të rrumbullakët, i jap trajtë të rrumbullakët; i heq cepat a të dalat. Rrumbullakoj dyllin (brumin). Rrumbullakoj një dru (një metal).
  • 2. E kthej në numër të plotë. Rrumbullakoj shifrat. Rrumbullakoj shumat. Rrumbullakoj pjesëtuesin. Rrumbullakoj peshën. Rrumbullakoj çmimin.