RRUMBULLAKOS kal.

  • 1. shih RRUMBULLAKOJ.
  • 2. keq. Paraqit një çështje a një mendim, duke i hequr ose duke i mbuluar anët e mprehta, të padëshirueshme a kontradiktore; sheshoj, zbut. I rrumbullakos gjërat. I rrumbullakos çështjet (problemet).
  • 3. bised. Mbush plot (një moshë). I rrumbullakosi të pesëdhjetat.