RRUNGAJË f.

  • 1. Ortek dëbore. Zhurma e rrungajës. Gjurmët e rrungajës.
  • 2. fig. Turmë e madhe njerëzish a kafshësh që lëviz me rrëmbim; ortek. Rrungajë njerëzish (kafshësh). Derdhet rrungaja.
  • 3. fig. Rrëmujë, pështjellim. U bë rrungajë e madhe.
  • 4. Dru i rrëzuar dhe i kalbur a i tharë; përmb. drurë, gurë e dhe që shemben nga mali a që sjell lumi me vete. Nuk sjell lumi gjithnjë rrungaja. fj. u.
  • 5. Rrëgallë; tokë gurishtë, që nuk jep prodhim, rrëgallinë.
  • 6. Përrua i rrëmbyer, që sjell me vete kërcunj e gurë. Rrungajat e matit.
  • 7. fig. keq. Njeri i trashë, kërcu.
  • 8. përd. ndajf. Në rrëmujë, në pështjellim. Ecnin rrungajë. Ikin rrungajë.
  • 9. përd. ndajf. Plot e përplot me diçka, zakonisht në pështjellim a të shtrirë. Ishte mali rrungajë me ushtari. U shtrinë njerëzit rrungajë.