rryl
RRYL m.
- 1. anat. Gabzherr, skërfyell. Rryli i fytit. I zuri rrylin.
- 2. kryes. Damarët e fytit. I dalin (i duken) rrylat. E kapi për rrylash.
- 3. Grykë; lëfyt. Rryli i shishes. Rryli i enës. Zien në të katër rrylat zien fort, duke gurgulluar në grykë të enës.
- 4. vet. Makarona të vogla si guaska kërmilli, bobole.
- 5. Kalli misri i madh, i mbushur plot me kokrra. Rryla misri. Zgjodhi ca rryla.
- 6. fig. Njeri me trup të gjatë e të madh, por zakonisht pak i trashë nga mendja.