ruhem
RUHEM vetv.
- 1. Kujdesem që të mos më ngjajë ndonjë e keqe a e papritur, kam kujdes, mbrohem. Ruhem nga të ftohtët. Ruhem nga rreziku (nga armiku). Ruhuni nga vinçi! U ruajt pas disa gurëve.
- 2. I largohem, i shmangem diçkaje të pakëndshme; kam kujdes në marrëdhëniet me dikë, që mund të më bëjë një të keqe, i rri larg. I ruhem sherrit (rreziku). U ruhem goditjeve. U ruhet telasheve. U ruhet njerëzve të panjohur. Ruhu prej tij!
- 3. Kam kujdes të mos e bëj diçka, përmbahem që të mos e bëj diçka padashur, kujdesem. Ruaju se mos e zgjosh! Ruaju se flet! Ruaju mos thuash gjë!
- 4. vet. veta III. Mbetet në gjendjen e mëparshme pa u ndryshuar, nuk zhduket a nuk humbet, mbetet; kund. humb. Ruhen traditat (zakonet). Është ruajtur miqësia (dashuria) ndërmjet tyre.
- 5. vet. veta III. Mbetet në gjendje të mirë, nuk dëmtohet a nuk prishet; kund. prishet. Ruhen ushqimet (pemët). Ishin ruajtur vetëm muret. Është ruajtur një pjesë.
- 6. vet. veta III. Mbetet e ngulitur në mendje, në kujtesë, nuk shlyhet, nuk fshihet, nuk zhduket. Ruhet në kujtesë (në mendje).
- 7. Pës. e RUAJ. I ruhet e drejta.
- I ruhet si vdekjes shih te VDEKJ/E,~A. Ruhet (ikën, largohet) si shejtani (si djalli) nga temjani shih tek TEMJAN,~I.