rup
RUP m. vjet.
- 1. Monedhë prej dhjetë paresh, e barabartë me një të katërtën e groshit; dhjetësh. I shiti për pesë rupe. Nuk i dha asnjë rup.
- 2. kryes. Monedha që i varnin gratë si gjerdan në qafë a në gjoks për stoli. Rupe argjendi. I vareshin rupet sërë-sërë.
- Nuk shkohet me tre rupe në dasmë fj. u. duhet të jesh i përgatitur mirë kur ndërmerr diçka të madhe.