rutinë
RUTINË f. libr.
- Mënyrë të vepruari e të menduari duke ndjekur vazhdimisht po atë rrugë pa asnjë ndryshim, që bëhet pengesë për të renë dhe për përparimin; punë e përditshme, zakonisht e mërzitshme, pa asnjë ndryshim. Rutinë burokratike (administrative, mikroborgjeze). Rutina e punës (e jetës) së përditshme. Punë (metodë) rutine. Shfaqje të rutinës. Bëhet rutinë. Shkunden nga rutina. Bie në rutinë. E mbuloi (e mbyti) rutina.