sëlloj
SËLLOJ kal. krahin.
- 1. I bie me forcë diçkaje a dikujt, e godas fort, i mëshoj. I sëllon dajres. I sëlloi topit. I sëlloi me pëllëmbë. I sëlloi me sa fuqi kishte.
- 2. fig. E bëj diçka me gjithë forcën, me sa mundem; ia shkel. I sëllonte mitralozit shtinte me mitraloz dendur e pa pushim. Ia sëlloi dikujt i foli rëndë; mori masa të rënda ndaj dikujt.