sëmbim
SËMBIM m.
- 1. Dhembje e mprehtë në trup, sikur të shpon a të ther diçka, therje. Sëmbime në mëlçi (në gjoks). Ca sëmbime si me thikë. Ka sëmbime.
- 2. fig. Dhembje shpirtërore e mprehtë. Ndien një sëmbim në zemër (në shpirt).
- 3. fig. Diçka që mbetet e paplotësuar, peng. Mbeti (e ka) sëmbim që nuk shkoi.