SËMURË m.

  • Ai që vuan nga një sëmundje; ai që shkon a shtrohet diku për ta parë mjeku e për t'u mjekuar. Të sëmurët rëndë. Mjeku dhe i sëmuri. Gjendja e të sëmurit. Shtrati i të sëmurit. Kujdeset për të sëmurin. I rri në krye të sëmurit. Viziton të sëmurët.

SËMURË mb.

  • 1. Që ka një sëmundje, që vuan nga ndonjë sëmundje; që sëmurët shpesh, shëndetlig; kund. i shëndoshë. Fëmijë i sëmurë. Me zemër (me mëlçi, me mushkëri) të sëmurë. Me këmbë (me dorë) të sëmurë. Kafshë (bimë) të sëmura. Ra në shtrat i sëmurë. Ka qenë shumë i sëmurë.
  • 2. Që është tregues për një sëmundje; që lidhet me një sëmundje. Me pamje të sëmurë.
  • 3. fig. Që nuk është mbi baza të shëndosha; që nuk është i drejtë, i rregullt e normal; që është jashtë masës a jashtë kufijve të zakonshëm, i tepruar, jonormal. Shoqëri e sëmurë. Familjaritet i sëmurë. Marrëdhënie të sëmura. Me shije të sëmura. Me sedër të sëmurë. Me kureshtje të sëmurë.

SËMURË ndajf.

  • Në gjendje të sëmurë. E kishte sëmurë djalin. Ka qenë sëmurë rëndë, po u shërua. E gjeti (e la) sëmurë. Ra sëmurë u sëmur.