sabotim
SABOTIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SABOTOJ, SABOTOHET. Sabotimi i prodhimit (i punës). Sabotimi i luftës (i bisedimeve, i marrëveshjes). Veprime sabotimi.
- 2. Dëmtim i pajisjeve, i makinerive, i ndërtesave etj., i bërë me dashje e fshehurazi për të penguar punën e prodhimin; çrregullim i bërë në mënyrë të mbuluar për të penguar e prishur mbarëvajtjen e një pune ose veprimtarinë e një ndërmarrjeje a të një qendre tjetër. Sabotim i rrezikshëm. Sabotimet e armiqve. Bënë një sabotim. Aty kishte sabotim.