sajoj
SAJOJ kal.
- 1. Bëj nga e para diçka, gatit, krijoj. Sajoi disa shkronja të alfabetit. Sajon fjalë të reja. Sajonte lule e zbukurime.
- 2. Bëj diçka shpejt e shpejt e me gjera të rastit, përgatit diçka aty për aty. Sajoi një kasolle me kallama. I sajuan një shtrat me degë e gjethe. E sajoi shpejt e shpejt (aty për aty).
- 3. Nxjerr diçka nga mendja; përpiqem të mendoj diçka për të dalë nga një gjendje e vështirë a për të arritur diçka. Sajoi një marifet. Përpiqu të sajosh diçka! I sajon mendja.
- 4. Shpik nga mendja, thur gjëra të paqena, trilloj. Sajoi një gënjeshtër. Ç'nuk sajon ai! Mos sajo gjëra të paqena!
- 5. Siguroj diçka me përpjekje, rregulloj, gjej. I sajoi paratë që i duheshin.