sakllam
SAKLLAM mb. bised., vjet.
- 1. Që nuk ka ndonjë të metë a cen në trup, i shëndoshë. Është sakllam nga trupi (nga mendtë). Nuk e kishte gruan sakllame.
- 2. I padëmtuar, i pacen, i paprishur; i vlefshëm, i mirë. Mall sakllam. Para sakllame para e fortë, me vlerë. Punë sakllame.
- 3. fig. Që mund t'i besohet, i sigurt, i përpiktë. Njeri sakllam.
SAKLLAM ndajf. bised., vjet.
- 1. Shëndoshë e mirë, pa ndonjë dëmtim. Arritën sakllam. Na shpuri sakllam. Nuk u kthyen sakllam.
- 2. Me siguri me përpikëri, me saktësi; pa të metë. E di sakllam. Punon sakllam. I bën gjërat sakllam.