sakrificë
SAKRIFICË f.
- 1. Heqja dorë me dëshirë nga të mirat vetjake, nga diçka e nevojshme a e shtrenjtë për të arritur një qëllim ose në të mirë të dikujt; flijim; vetëmohim. Sakrifica të rënda (të mëdha, të shumta). Sakrifica për punën (për luftën). Shpirti i sakrificës. Bëjnë sakrifica. Ia arriti me sakrifica.
- 2. kryes. Mungesa të rënda në jetën e përditshme, që sjellin mundime e vuajtje; humbje të rënda. Sakrifica të përditshme. Jetë me sakrifica. Me vuajtje e me sakrifica.