SAKRIFIKOJ kal.

  • Heq dorë nga diçka për hir të një qëllimi ose në të mirë të dikujt; nuk e kursej ose e lë të humbasë dikë a diçka për të arritur një qëllim; flijoj, bëj fli, bëj theror. Sakrifikoi jetën (veten). Sakrifikoi gjumin (kohën e lirë, pushimin). Sakrifikoi çdo gjë (gjithçka) për të mirën e atdheut. Sakrifikoi një ushtar në shah. Nuk e sakrifikojmë asnjë mënyrë lirinë (pavarësinë).