sakson
SAKSON m.
- 1. Pjesëtar i një popullsie të vjetër gjermane, që shtrihej në Evropën Veriperëndimore dhe në Britani.
- 2. Banor vendës i Saksonisë (krahinë e Gjermanisë) ose ai që e ka prejardhjen nga Saksonia.
SAKSON mb.
- 1. Që lidhet me saksonët (me popullsinë e vjetër gjermane); që është karakteristik për saksonët, i saksonëve; që është krijuar nga saksonët. Pushtimet saksone.
- 2. Që lidhet me Saksoninë ose me banorët e saj, që është karakteristik për saksonët, i Saksonisë ose i saksonëve; që është krijuar nga saksonët. Gjuha saksone.