saktësi
SAKTËSI f.
- Të qenët i saktë; vetia e dikujt që është i saktë ose e diçkaje që është e përpiktë; përpikëri. Me saktësi të madhe. Saktësia e peshores. Saktësia e dokumentit. Saktësia e llogaritjeve. Saktësia e shprehjes (e shkrimit). Saktësia e lajmit. Punë me saktësi. Përkthim me saktësi. Mat me saktësi. U vërtetua me saktësi. E bëri me saktësi. E di me saktësi. Kontrolluan saktësinë.