saldim
SALDIM m. tek.
- 1. Veprimi sipas kuptimit të foljes SALDOJ. Saldim elektrik. Saldim me oksigjen. Saldimi i pjesëve metalike. Punime saldimi. Tegeli i saldimit. Doreza e saldimit. Reparti i saldimit. Bëj saldimin e diçkaje.
- 2. Mënyra si janë ngjitur dy pjesë metalike duke i salduar; vendi ku është bërë ngjitja e dy pjesëve metalike me oksigjen ose me elektrik. Saldim i mirë (i keq, i fortë). Saldimet e gypave (e kazanit). U këput te saldimi.