sallë
SALLË f.
- 1. Dhomë e madhe dhe e lartë në një ndërtesë ku zhvillohen veprimtari të ndryshme shoqërore si mbledhje, shfaqje, pritje etj. dhomë e madhe që shërben për qëllime të posaçme në një spital, në një laborator, në një ndërmarrje a institucion. Salla kryesore. Sallë gjimnastikore (sportive). Sallë shfaqjesh (koncertesh). Sallë mbledhjesh (konferencash). Sallë vallëzimi. Sallë leximi. Sallë lojërash. Salla e pritjes. Salla e ngrënies. Salla e operacionit. Sallë komandimi e ndara prej nga drejtohen automatikisht veprimet e një centrali elektrik. Salla e gjyqit. Sallat e muzeumit (e ekspozitës). Sallat e pallatit. Salla e kinemasë (e teatrit). Në krye të sallës. Doli nga salla. Duartrokitje në sallë.
- 2. përmb. Njerëzit që marrin pjesë në një mbledhje që bëhet në një dhomë të tillë. Përgjigje nga salla. Iu drejtua sallës. Ngriti sallën më këmbë.