sanitar
SANITAR m.
- Ai që u jep ndihmën e parë dhe u bën shërbimet e mjekimit të sëmurëve e të plagosurve në ushtri e në luftë. Sanitar kompanie (batalioni).
SANITAR mb.
- 1. Që ka të bëjë në ruajtjen e shëndetit të popullsisë dhe të pastërtisë e të higjienës; shëndetësor. Kushtet sanitare. Qendra sanitare. Kulturë (edukatë) sanitare. Masa sanitare.
- 2. Që ka të bëjë me shërbimin mjekësor në ushtri. Repartet sanitare.
- Kordon sanitar shih te KORDON,~I.