SANKSION m. drejt.

  • 1. Masë ndëshkimore për shkeljen e një ligji ose për mosplotësimin e një detyrimi. Sanksion financiar (në të holla). Sanksion penal. Sanksione për kryerjen me vonesë të punimeve. Zbaton sanksionet ligjore.
  • 2. kryes. Masa me karakter ekonomik, politik ose ushtarak që merren nga një shtet kundër një shteti tjetër për ta detyruar të zbatojë një marrëveshje ose për ta bërë që t'u nënshtrohet disa kushteve e të përulet. Sanksione të rënda. Sanksione politike dhe ekonomike. Vendosi sanksione. Nuk gjunjëzohem para sanksioneve dhe bllokadave.