SAPO

I. ndajf.

  • Fare pak kohë më parë, ja tashti, nuk ka shumë kohë, sa. Sapo erdhi. Mbledhja sapo ka filluar. Sapo e mbaruam punën. Ai sapo doli.

II. lidh.

  • 1. Përdoret në krye të një fjalie të varur kohore, para foljes në mënyrën dëftore ose lidhore, që tregon se diçka kryhet fill para veprimit të shprehur në fjalinë kryesore; që në çastin kur, menjëherë sa, porsa. Do të vij sapo ta mbaroj. Sapo u ul, e thirrën nga jashtë. Sapo ta dëgjosh, ngrihu.
  • 2. bised. Porsa, meqë. Sapo që nuk e di, mos të flasë. Sapo nuk ta kanë thënë, s'ke nga ta dish. Sapo nuk e mban mend, do ta kujtojmë ne.