saqë
SAQË lidh.
- Përdoret në krye të një fjalie të varur, që shpreh shkallën a masën e rrjedhimit të veprimit në fjalinë drejtuese, në të cilën zakonisht i përgjigjet fjala «kaq». Ishin kaq të lodhur, saqë i zuri gjumi menjëherë. Ishte kaq errësirë, saqë nuk dukej as dy hapa më tej. Ishin kaq të gatshëm, saqë iu përgjigjën menjëherë thirrjes. Bënte kaq ftohtë, saqë ngriu edhe lumi.