SATIRË f.

  • 1. Ironi e hidhur, therëse fshikulluese, qëndrim që shpreh një ironi të tillë.
  • 2. let. Vepër letrare ose shkrim, që fshikullon me anë të ironisë së hidhur e therëse dhe të sarkazmit të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve a të shoqërisë; vet. nj. gjinia letrare që përfshin këto vepra; tërësia e veprave satirike të një autori. Satirë e mprehtë (e ashpër, e hidhur, therëse). Satirat e Çajupit. Shkroi një satirë.